Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka shkruar një letër liderit kinez, Xi Jinping, duke e ftuar atë për bisedime.
Letra i është dorëzuar delegacionit kinez në Forumin në Davos nga Olena Zelenska, bashkëshortja e presidentit ukrainas.
Zelensky vazhdimisht ka kërkuar që të krijojë kontakt me Xi Jinping që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në fundin e shkurtit të vitit të kaluar, me shpresën se Pekini do të përdorë ndikimin që ka mbi liderin rus, Vladimir Putin.
SHIKONI EDHE: Në Davos, Zonja e Parë e Ukrainës kërkon mbështetje për shtetin e sajGjatë një fjalimi të martën në Forumin Botëror Ekonomik në Davos të Zvicrës, Olena Zelenska tha se kishte një letër për Xi, por ajo dha më shumë detaje gjatë një konference për media më 18 janar.
“Është një gjest dhe ftesë për dialog dhe shpresoj shumë se do të ketë përgjigje për këtë ftesë”, tha ajo për gazetarët.
Kina dhe Rusia njoftuan për një bashkëpunim “pa kufi” pak para se Putin të urdhëronte trupat e tij të nisnin pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit të vitit 2022.
Kina ka tentuar që ta pozicionojë veten si neutrale sa i përket luftës, ndërkaq në të njëjtën kohë ka thelluar lidhjet me Moskën, veçanërisht në sektorin e energjisë.
SHIKONI EDHE: Viti që ndryshoi marrëdhëniet ruso-kinezePor, disa analistë kanë sugjeruar se Pekini mund të shndërrohet në një ndërmjetës për të negociuar dhënien fund të luftimeve në Ukrainë.
Në shtatorin e vitit të kaluar, ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, u bëri thirrje “të gjitha palëve që të mos zgjerojnë krizën”, duke theksuar se ka shqetësime lidhur me ndikimin ekonomik të konfliktit, që ka prekur shtetet në mbarë botën.
SHIKONI EDHE: Putin falënderon Xi për qëndrimin e "balancuar" për UkrainënPresidenti ukrainas kishte deklaruar në gushtin e kaluar se kishte kërkuar “zyrtarisht për një bisedë” me homologun kinez, duke shtuar se dialogu do të ishte “i dobishëm”.
Pavarësisht se nuk ka pasur një takim Zelensky-Xi, kryediplomatët e dy shteteve janë takuar vitin e kaluar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.