Haradinaj: Nuk pres aktakuzë nga Specialja
Your browser doesn’t support HTML5
Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ka zgjedhur të mos i përgjigjet pyetjeve të prokurorëve të Prokurorisë Speciale me seli në Hagë. Për gazetarët ai tha se ende nuk e di se për çka dyshohet konkretisht, por shtoi se beson që ndaj tij nuk do të ngritet aktakuzë nga Dhomat e Posaçme.