Edhe një Ramazan në pandemi
Besimtarët myslimanë duke u lutur rreth Qabes në qytetin e Mekës më 13 prill, 2021, teksa myslimantë në mbarë botën kanë nisur agjërimin njëmujor.
Një besimtar mysliman lexon Kuranin në xhamin Al Makmur në Banda Açe të Indonezisë më 13 prill, 2021.
Një besimtar lutet në një xhami në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovincës më 12 prill.
Para nisjes së Ramazanit, shitësit në Kabul të Afganistanit, kanë mbushur tezgat e tyre me hurme.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, ky punëtor në Peshavar të Pakistanit, ka dezinfektuar një xhami më 13 prill.
Ky shitës në Kabul shet shalla, teksa Afganistani, shtet me 99 për qind të popullsisë të besimit Islam, bëhet gati për Muajin e Ramazanit.
Më 12 prill, këta palestinezë në Herbaron në Bregun Perëndimor, përdorin teleskopë për të parë Hënën. Hëna e re shënon edhe nisjen e Muajit të Ramazanit.
Me maska dhe duke mbajtur distancë, këto gra luten në xhaminë Istiqlal të Xhakartës më 12 prill, një ditë para se të nisin agjërimin 30-ditor.
Pjesa e vjetër e qytetit të Mosulit e mbushur me njerëz, teksa besimtarët në këtë vend kanë nisur agjërimin.
Njerëzit duke blerë gjësende para nisjes së Ramazanit. Aman, Jordani, 12 prill.
Në Kejp Toun të Afrikës së Jugut, besimtarët kanë vendosur maska dhe pajisje të tjera mbrojtëse kundër pandemisë.
Kjo grua në Narathiwat të Malajzisë është furnizuar me artikuj të ndryshëm para nisjes së Ramazanit. Besimtarët myslimanë, për 30 ditë nuk konsumojë ushqim nga agimi deri në perëndim të diellit. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e fesë Islame.
Në Pekin të Kinës, besimtarët hanë syfyr para se të nisin agjërimin në ditën e parë të Ramazanit më 13 prill.
Një punëtor përgatit një ëmbëlsirë, që zakonisht konsumohet në Muajin e Ramazanit në Indi.