Myslimanët në Lindjen e Mesme agjërojnë në rrethana të jashtëzakonshme

Dritat zbukuruese ndriçojnë një strukturë të dëmtuar nga lufta në Han Junis atë që duket të ketë qenë dikur një dhomë shtëpie.

Dritat festive janë ndezur midis shtëpive të shkatërruara palestineze për muajin e shenjtë të Ramazanit në Han Jounis, në jug të Rripit të Gazës, më 28 shkurt 2025.

Mbishkrimi "Ramazan", i shkruar arabisht.
Palestinezët duke ngrënë syfyrin e parë të shtruar në mënyrë kolektive pranë shtëpive të tyre të shkatërruara në Han Jounis, në jug të Rripit të Gazës, të premten, 28 shkurt 2025.

Palestinezët e ulur në një tryezë të madhe për iftar, mes rrënojave të shtëpive dhe ndërtesave të shkatërruara në Rafah, në jug të Rripit të Gazës.
Banorë të mbledhur për iftarin e organizuar nga Fondacioni Turk Humanitar Relief (IHH), në ditën e parë të muajit të Ramazanit në lagjen Jobar, e cila u shkatërrua nga lufta siriane, në Damask, Siri, të shtunën, më 1 mars 2025.
Fatima Al-Absi duke përgatitur ushqimin për iftarin e familjes së saj në ditën e parë të Ramazanit.
Palestinezët varin drita e zbukurime pranë shtëpive të tyre të shkatërruara për muajin e shenjtë të Ramazanit në Han Junis, në jug të Rripit të Gazës.
Fatima Al-Absi, majtas, duke ngrënë iftar, shujta pas agjërimit, me vajzën dhe nipërit e saj në ditën e parë të Ramazanit në apartamentin e tyre të dëmtuar në Xhabalia, në veri të Rripit të Gazës, të shtunën, më 1 mars 2025.
Sirianët duke ngrënë një iftar të organizuar nga Fondacioni Turk Humanitar Relief (IHH), në lagjen Jobar të Damaskut, e cila u shkatërrua nga lufta.
Banorët duke shëtitur në një treg ditën e parë të Ramazanit, muajit të shenjtë për myslimanët, në qytetin e vjetër të Damaskut, Siri, e shtunë 1 mars 2025.
Një familje palestineze duke ngrënë ushqimet e përgatitura për iftar, në Xhabalia. Ky është Ramazani i dytë radhazi që ata e kremtojnë muajin e shenjtë në rrethana të jashtëzakonshme.
Një besimtar mysliman përdor një teleskop për të kërkuar gjysmëhënën në Xhaminë e Kupolës së Shkëmbit në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa përpara fillimit të muajit të shenjtë islamik të Ramazanit, 28 shkurt 2025, në Jerusalem.
Besimtarët myslimanë para xhamisë së Kupolës së Shkëmbit në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në prag të muajit të Ramazanit, të premten, 28 shkurt 2025, në Jerusalem.
Palestinezët marrin pjesë në lutjet e taravisë në qytetin e Gazës.
Besimtarët teksa dalin nga xhamia Umajad pas lutjeve në ditën e parë të muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit në Damask, Siri, më 1 mars 2025.
Palestinezët duke ngrënë syfyr të përbashkët pranë shtëpive të tyre të shkatërruara në Han Junis.
Zbukurime me drita pranë shtëpive të shkatërruara të palestinezëve në Han Junis për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Besimtarët myslimanë mblidhen në Xhaminë e Kupolës së Shkëmbit në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Jerusalem.