Raketa ruse fajësohet për djegien e ndërtesës në veri të Ukrainës

Your browser doesn’t support HTML5

Dëshmitarët kanë thënë se shpërthimi i një rakete e ka vënë në flakë një ndërtesë në orët e hershme të mëngjesit të 28 shkurtit, në qytetin verior ukrainas të Çernihivit, pranë kufirit me Bjellorusinë. Banorët e fajësojnë ushtrinë e Rusisë për sulmin. Sipas shërbimeve emergjente të Ukrainës, një grua ka pësuar lëndime të vogla.