Pamjet nga lart shfaqin fluturimin e raketave ruse afër Kievit

Your browser doesn’t support HTML5

Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë ka siguruar pamje të xhiruara nga droni, të cilat shfaqin ato që besohet të jenë raketa ruse të tipit “Grad”, duke u hedhur në rajonin e Kievit, më 5 mars. Xhirimet janë bërë nga vullnetarët që po i ndihmojnë ushtrisë ukrainase. Ata nuk kanë treguar vendndodhjen e saktë, për arsye të sigurisë.