Rajoni manifeston për Ukrainën në njëvjetorin e pushtimit rus

Flamuri i Ukrainës përkrah flamurit të Kosovës para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë.

Në Prishtinë, në një nga aktivitetet e mbajtura për të nderuar një vit qëndrese të Ukrainës nga pushtimi rus, në qiell u lëshuan të fluturojnë pëllumba që simbolizojnë paqe.    

Kosova u është bashkuar shteteve perëndimore duke dënuar dhe vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar të fqinjit të saj. 

 

"Liri për Ukrainën" është mbishkrimi i shpalosur në qendër të Prishtinës të premten në mëngjes.

Solidarizimi i Shqipërisë me Ukrainën. 

Krerë shtetërorë dhe qytetarë në Shqipëri sot mbajtën një marsh në shenjë solidariteti me Ukrainën në njëvjetorin e pushtimit rus.

Veshje me motive ukrainase e flamuj ukrainas kishin zgjedhur qytetarët  në shenjë solidarizimi me Ukrainën.

Sipas reporterit të Radios Evropa e Lirë (RSE), rreth njëzet aktivistë sollën një tortë në formën e një kafke që donin t'ia dorëzonin Ambasadës ruse në Beograd.

Një grup aktivistësh kundër luftës u mblodhën të premten në mëngjes pranë Ambasadës së Rusisë në Beograd për të protestuar kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Siç shpjeguan ata, në këtë mënyrë duan të tregojnë se cili është rezultati i politikës ruse dhe pushtimit të Ukrainës gjatë kësaj kohe.


Përveç kësaj, ata kanë sjellë një letër drejtuar presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në të cilën kërkojnë që ai të dorëzohet në Gjykatën Ndërkombëtare për krimet e kryera në Ukrainë.

Policia nuk i ka lejuar të afrohen te ndërtesa e Ambasadës.

Lule para Ambasadës së Ukrainës në Beograd në përvjetorin e pushtimit rus.

Lulet me ngjyrat e flamurit ukrainas para Ambasadës së Ukrainës në Beograd.

Në Beograd u mbajt marshi kundër luftës në Ukrainë në përvjetorin e parë të pushtimit. 

Në qytetare mban flamurin e Ukrainës të pikturuar me një pëllumb te bardhë në mes.

Marshuesit në Beograd shpalosën një flamur ukrainas përmasash të mëdha më 24 shkurt 2023. 

Në shenjë solidarizimi me Ukrainën, flamuri i Ukrainës vendoset pranë flamurit maqedonas përpara Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, më 24 shkurt 2023.

Mali i Zi gjithashtu u solidarizua me Ukrainën në njëvjetorin e pushtimit rus.  

"Unë jam ruse, kundër luftës në Ukrainë" - ishte një nga sloganet në Podgoricë. 

Qytetarë rusë dhe ata ukrainas në Podgoricë të bashkuar kundër luftës në Podgoricë, 24 shkurt 2023, Mali i Zi

Qytetarët në Podgoricë mbajnë slogane me mbishkrime kundër Putinit dhe kundër luftës në Ukrainë. 

Tubimi i Shoqatës së Ukrainasve në Maqedoni të Veriut për të shënuar përvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës.

Flamuri maqedonas dhe ai ukrainas shihen gjatë tubimit në Shkup në njëvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës. 

Maqedonia e Veriut u solidarizua me Ukrainën në përvjetorin e pushtimit të paprovokuar rus.

Në njëvjetorin e luftës në Ukrainë, vendet e Ballkanit Perëndimor në shenjë solidarizimi me Ukrainën, kanë mbajtur disa aktivitete kundër pushtimit rus.