Qyteza ukrainase që paqen e pret nga pëllumbat
Your browser doesn’t support HTML5
Natalya është një prej vetëm 4.000 banorëve të mbetur në Liman, në rajonin Donjeck, në Ukrainë. Ajo ushqen pëllumbat çdo ditë dhe thotë se ata do ta sjellin paqen. Forcat ruse së voni kanë intensifikuar sulmet ndaj qytezës, e cila më 2022 kishte një popullsi prej 20.000 banorësh, duke shkatërruar infrastrukturën dhe ndërtesat dhe duke i detyruar shumë njerëz të largohen. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)