"Qyteti është gjysmë i vdekur": Ringjallja e Hersonit të dërrmuar nga lufta

Your browser doesn’t support HTML5

Vullnetarët në qytetin ukrainas, Herson, po punojnë pa pushuar për të ndihmuar në rigjallërimin e qytetit dhe riparimin e shtëpive të banorëve. Duke e përshkruar atë si “qytet gjysmë të vdekur”, një banor tha se rindërtimi është sfidues dhe i rrezikshëm, pasi Hersoni ende po bombardohet nga forcat ruse. Projekti i Radios Evropa e Lirë, Current Time, kaloi një ditë me vullnetarët, derisa dërgonin ushqim dhe materiale ndërtimore te familjet nevojtare. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)