Qytetit të shkatërruar ukrainas do t'i "duhen 50 vjet" për t’u rindërtuar
Your browser doesn’t support HTML5
Rreth 80 për qind e ndërtesave të larta të banimit janë dëmtuar në Izjum, në rajonin lindor të Harkivit, në Ukrainë, gjatë okupimit rus të qytetit, ndërmjet prillit dhe shtatorit të vitit 2022. Rindërtimi tashmë ka nisur, por mund të zgjasë me dekada, ka thënë për Radion Evropa e Lirë administrata ushtarake e qytetit. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)