Qyteti 'ferr': Beteja për kontrollin e Severodonjeckut

Një ushtar ukrainas me një qen duke bërë roje një pozicion në Severodonjeck.

Në fillim të këtij muaji, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, e përshkroi betejën për qytetin lindor si "një nga më të vështirat" e luftës, ndërsa theksoi rëndësinë e saj në rajonin kyç të Donbasit. Ai shtoi, "Në shumë mënyra, fati i Donbasit tonë po vendoset atje."

Një tank ukrainas lëviz nga pozicioni në një zonë industriale të Severodonjeckut.

Forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë Donbasin, duke u përpjekur të rrethojnë edhe pjesët e fundit të rezistencës ukrainase në qytetet e rrethuara të Lisiçanskut dhe Severodonjeckut.

Ushtarët ukrainas shikojnë se si një tank (që nuk shihet në foto) qëllon drejt trupave ruse në një zonë industriale të Severodonjeckut.
 

Me forcat ruse që kanë vënë kontrollin e pjesës më të madhe të Severodonjeckut, qindra civilë që kërkuan strehim në fabrikën kimike të azotit nuk mund të largohen për shkak të luftimeve intensive. “Evakuimi është i mundur nëse ka një marrëveshje në nivelin më të lartë, nëse do të ketë një armëpushim dhe një rrugë të përcaktuar qartë”, tha guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Hayday.

Një ushtar ukrainas duke përkëdhelur një qen mes sulmeve ruse mbi Severodonjeck.

Një ushtar ukrainas duke patrulluar pranë një makine të dëmtuar në Severodonjeck.

Një ushtar ukrainas duke vëzhguar terrenin, Severodonjeck.

Ushtarët ukrainas përdorin një varkë gome për të transportuar furnizime dhe njerëz përtej një lumi afër Severodonjeckut. Tri urat që lidhin Severodonjeckun dhe Lisiçanskun u shkatërruan kohët e fundit, duke detyruar trupat ukrainase të gjenin mënyra të zgjuara për të bartur furnizime.

Ushtarët ukrainas duke bartur kuti me municion të sjellë me varka gome.

Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Hayday, tha se forcat ukrainase "do të vazhdojnë të qëndrojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme".