Qyteti fantazmë që e mbërtheu natyra në Abkhazi
Turistët duke ecur nëpër qytetin e braktisur të Akarmaras në rajonin e shkëputur gjeorgjian të Abkhazisë më 21 korrik.
Ai u themelua si një qytet minierash në vitin 1938, me shumë nga ndërtesat e tij të ngritura në vitet 1940 dhe 1950 nga të burgosurit gjermanë të luftës.
Pylli po e mbërthen gradualisht qytetin.
Shumica e banorëve u larguan gjatë konfliktit të armatosur në zonë në fillim të viteve 1990.
Akarmara dhe zonat përreth saj dikur banoheshin nga më shumë se 20.000 njerëz.
Numri i popullsisë ra më tej pas luftës së Gjeorgjisë me Rusinë në vitin 2008.
Qeveria gjeorgjiane dhe pothuajse të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara e konsiderojnë Abkhazinë si pjesë të Gjeorgjisë.
Një lopë duke kullotur mbi bimësinë e harlisur në katin e katërt të një pallati banimi.
Rusia, Venezuela, Nikaragua, Nauru dhe Siria e njohin Abkhazinë si një vend të pavarur.
Qyteti fantazmë, me ndërtesat e braktisura të apartamenteve, fabrikat dhe makinat e epokës sovjetike, u ofron vizitorëve një peizazh unik.
Tash kosheret e bletëve kanë mbushur oborrin e një ish-shkolle ku dikur luanin nxënësit.
Një lopë shihet brenda në një ndërtesë.
Aktualisht, vetëm pak njerëz jetojnë afër qytetit.