Ukraina tha të mërkurën se 118 qytete dhe fshatra u bombarduan nga Rusia më 31 tetor. Ky është numri më i madh i vendbanimeve që u përball me sulme njëkohësisht këtë vit.
Ministria e Brendshme e Ukrainës tha të mërkurën se sulmet u regjistruan në 11 rajone ukrainase.
Ministria raportoi se një rafineri nafte në Kremençuk, një qytet në rajonin qendror Poltava, ishte cak i Ushtrisë së Rusisë, ku u nevojitën pothuajse 100 zjarrfikës për ta shuar zjarrin. Nuk u raportua për viktima.
Një person u raportua i vrarë dhe një tjetër i plagosur si pasojë e bombardimeve gjatë natës në verilindje të rajonit Harkiv, sipas Ministrisë.
SHIKONI EDHE: Ukraina thotë se ka rrëzuar 12 dronë të RusisëNë rajonin lindor të Donjeckut, një person u raportua i vrarë si pasojë e sulmeve me artileri nga forcat ruse.
Sulme të mëdha me artileri u raportuan edhe në rajonin jugor të Hersonit, ku u vra një person dhe u plagosën dy të tjerë si pasojë.
Më 31 tetor, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e mbrojti ritmin e ngadaltë të kundërofensivës ukrainase për ta çliruar territorin e uzurpuar nga Rusia.
Duke folur gjatë një adresimi të përnatshëm, Zelensky tha se bota është e prirë ta presë arritjen e suksesit në mënyrë shumë të shpejtë dhe se pak njerëz besonin se Ukraina do t’i bënte ballë pushtimit rus kur ai filloi në shkurt 2022.
SHIKONI EDHE: Zelensky: Flota ruse në Detin e Zi më nuk është e sigurt“Gjërat e jashtëzakonshme që po i bën populli ynë, ushtarët tanë, nuk po vlerësohen tani... pavarësisht, ne duhet ta bëjmë pjesën që na takon, ta mbrojmë shtetin tonë dhe pavarësinë e Ukrainës”, tha ai.
Ka pasur përparim të vogël përgjatë vijës së frontit 1.000 kilometra të gjatë në muajt e fundit, megjithëse forcat ukrainase e nisën kundërofensivën në qershor.