Qytetarët ukrainas vazhdojnë mobilizimin kundër pushtimit rus
Puna në hapësira të ngushta dhe kushte të vështira - gratë duke qepur jelekët e ushtarëve në Vynohradiv, Ukraina perëndimore, më 23 mars.
Një vullnetare në Vynohradiv qep jelekë që do të vishen nga ushtarët ukrainas.
Vullnetarët pjekin bukë për ushtarakët në qytetin verilindor të Harkivit, 22 mars.
Një burrë i moshuar punon gjithçka që ai mundet për të ndihmuar ushtarët ukrainas në luftë. Burrat e moshës 18-60 vjeç janë mobilizuar për të shërbyer në ushtri.
Disa burra duke përpunuar fletëza metali për të bërë jelekë antiplumb në Vynohradiv, më 23 mars.
Një vullnetar në qytetin juglindor të Zaporizhzhyas gdhend pllaka çeliku që do të përdoren për jelekët antiplumb.
Punëtorët bëjnë pllaka metalike për jelekët antiplumb në një fabrikë të vogël, në Zaporizhzhya.
Vullnetarët duke punuar jelekë antiplumb dhe çanta shpine për luftëtarët në Zaporizhzhya, 21 mars.
Vullnetaret femra gjatë ndarjes së pakove me ndihma humanitare në Briukhovyçi, afër Lvivit, Ukraina perëndimore.
Një vullnetar palos nëpër kuti ndihmat humanitare në Briukhovyçi.
Vullnetarët bëjnë një pushim mes thasëve me rroba që duhet të renditen dhe shpërndahen, Lviv më 19 mars.
Vullnetarët këndojnë himnin kombëtar të Ukrainës në një teatër të vjetër në qytetin port jugperëndimor të Odesës më 13 mars.