Presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 30 dhjetor pret që presidenti kinez, Xi Jinping, ta vizitojë Rusinë në pranverën e vitit 2023, në atë që do të ishte shfaqje publike e solidaritetit nga Pekini në mes të luftës së Rusisë në Ukrainë.
Megjithëse vendet perëndimore vendosën sanksione ndaj Rusisë, Kina është përmbajtur nga dënimi i pushtimit rus të Ukrainës.
Megjithatë, Pekini deri më tani ka qenë i kujdesshëm për të mos ofruar atë lloj mbështetjeje materiale të drejtpërdrejtë për Moskën, që mund të provokojë sanksione perëdimore kundër Kinës.
SHIKONI EDHE: Putin falënderon Xi për qëndrimin e "balancuar" për UkrainënNë shtator, Putin e ka falënderuar liderin Xi për pozicionin "e balancuar" për Ukrainën, kur të dy u takuan në samitin e Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO).
Ky ishte takimi i tyre i parë që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar ndaj Ukrainës, më 24 shkurt.