"Fundërrina dhe tradhtarë" - Putin kërcënon rusët që kundërshtojnë luftën në Ukrainë

Your browser doesn’t support HTML5

Vladimir Putin ka bërë thirrje që në Rusi të bëhet një “spastrim natyral” i “fundërrinave dhe tradhtarëve”, që kritikojnë pushtimin e Ukrainës, të urdhëruar prej tij. Nëpërmjet një adresimi televiziv, më 16 mars, presidenti rus po ashtu e ka akuzuar Perëndimin se po përpiqet ta përçarë shoqërinë ruse, dhe të nxisë një konfrontim civil në Rusi. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)