Parlamenti rus miraton përdorimin e forcës ushtarake jashtë shtetit

Ushtria ruse gjatë stërvitjeve në poligonin Kuzminsky në rajonin rus, Rostov. Janar, 2022.

Ushtria ruse gjatë stërvitjeve në poligonin Kuzminsky në rajonin rus, Rostov. Janar, 2022.

Dhoma e Lartë e Parlamentit rus ka miratuar kërkesën e presidentit, Vladimir Putin, për përdorimin e forcës ushtarake jashtë shtetit.

Ky vendim shihet si finalizim i dislokimit ushtarak në rajonet separatiste në lindje të Ukrainës.

Ky njoftim vjen një ditë pasi Putini njohu si entitete të pavarura rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut, që kontrollohen nga separatistët që mbështeten nga Rusia.

SHIKONI EDHE: Arsyet ruse për njohjen e separatistëve në Ukrainë

Po ashtu, ky vendim i autoriteteve ruse mund të paralajmërojë për qëllimet e Putinit që të nisë një sulm më të gjerë ndaj Ukrainës. Liderët perëndimorë më herët kanë thënë se trupat ruse janë dislokuar në pjesën lindore të Ukrainës dhe Shtetet e Bashkuara e quajtën pushtim këtë veprim të Rusisë.

Putin po ashtu ka nënshkruar traktate të miqësisë me dy rajonet lindore të Ukrainës, në të cilat parashikohet edhe vendosja e trupave ruse atje.