Pushtimi rus i Ukrainës përçan motrën me vëllain

Your browser doesn’t support HTML5

Lufta në Ukrainë i ka kapërcyer kufijtë e vendit. Brenda Rusisë, ajo e ka përçarë shoqërinë në dy kampe të papajtueshme: ata që e kundërshtojnë luftën, dhe ata që e mbështesin atë që Kremlini ngulmon ta quajë “operacion ushtarak”. Që nga 24 shkurti, shumë familje ruse kanë anëtarë që nuk flasin më me njëri-tjetrin, apo që komunikojnë rrallë. Prindërit i kanë ndërprerë marrëdhëniet me fëmijët e tyre, burrat me gratë dhe motrat me vëllezërit. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)