Rrafsh me tokë: Vendbanimet ukrainase të shkatërruara nga pushtimi
Një foto e Bahmutit pa datë, në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck.
Para pushtimit rus të vitit 2022, qyteti ishte shtëpi e rreth 70.000 njerëzve.
Bahmuti i fotografuar në qershorin e vitit 2023, pak pasi qyteti gërmadhë u pushtua nga forcat ruse.
Sheshi kryesor në Marinka në gushtin e vitit 2014, kur në qytetin e rajonit të Donjeckut jetonin disa mijëra njerëz.
Një periferi e shkatërruar e qytetit Marinka në majin e 2023-tës.
Në kohën kur Marinka u kap nga forcat ruse në dhjetor, gjenerali i lartë ukrainas Valeriy Zaluzhniy tha se qyteti "nuk ekziston më".
Një plllakë me mbishkrimin e mirëseardhjes në Vuhledar, rajoni Donjeck, e parë në një fotografi të mëhershme pa datë.
Qyteti i minierave të qymyrit ishte shtëpi e rreth 14.000 njerëzve para pushtimit rus të vitit 2022.
Një pamje nga lart e Vuhledarit në shkurtin e vitit 2023. Qyteti është shkatërruar kryesisht nga granatimet, por mbetet nën kontrollin e Ukrainës që nga janari i vitit 2024.
Shtëpi në Privillja, një qytet me rreth 6500 banorë në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore.
Kjo foto është bërë në prill të vitit 2022 kur Privillja ishte një vendbanim i vijës së parë të frontit, por kryesisht nuk ishte dëmtuar.
Ajo çfarë ka mbetur nga një lagje periferike e Privilljas fotografuara në qershor të vitit 2022, në të njëjtin muaj që forcat ruse pretenduan se e kishin pushtuar qytetin.
Një kishë ortodokse në fshatin Bohorodihne, rajoni Donjeck, fotografuar në vitin 2009.
Rrënojat e Bohorodihnes të fotografuara në dhjetor të vitit 2022 pasi u humbën dhe më pas u rimorën nga forcat ukrainase disa herë gjatë atij viti.
Qendra e Mariupolit, një qytet në rajonin e Donjeckut që dikur ishte shtëpi e rreth 420.000 njerëzve, fotografi e bërë në vitin 2019.
I njëjti kryqëzim në Mariupol i fotografuar në prill të vitit 2022 pas marrjes së qytetit nga forcat ruse.