Brenda centralit bërthamor ukrainas, të zaptuar nga Rusia

Dy burra brenda dhomës së kontrollit të centralit bërthamor të Zaporizhjas (Zaporizhzhya Nuclear Power Plant - ZNNP). 

Kjo foto është një nga seria e imazheve të publikuara nga media shtetërore ruse më 4 mars që tregojnë funksionimin e brendshëm të uzinës gjatë kohës nën pushtimin rus.

Një pellg ftohës me ujë që spërkat në centralin e Zaporizhjas, që është centrali më i madh bërthamor në Evropë.

Fotot nga brenda uzinës u publikuan para takimit ndërmjet presidentit rus, Vladimir Putin, dhe shefit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA), Rafael Grossi, më 6 mars.

 

Njerëz duke ecur brenda mjediseve të centralit.

Numri aktual i personelit në objekt besohet të jetë më pak se një e treta e numrit që ishte para pushtimit.

Një burrë brenda dhomës së kontrollit të centralit.

Rreth 120 punëtorë ukrainas që refuzuan të pranonin nënshtetësinë ruse dhe të nënshkruanin kontrata me një kompani shtetërore ruse të energjisë, thuhet se u pushuan nga puna në shkurt.

Një korridor me turbina në ZNPP e fotografuar më 2 mars.

Centrali bërthamor i Zaporizhjas, aktualisht, nuk po prodhon energji elektrike, por reaktorët e tij kërkojnë ftohje të vazhdueshme të administruar nga specialistë të trajnuar për të shmangur rrezikun nga një shkrirjeje bërthamore.

Një tank rus brenda hapësirave të centralit në zaporizhja më 16 mars 2022.

Objekti ukrainas u kap nga forcat ruse që avanconin, vetëm disa ditë pasi nisi pushtimi në shkallë të plotë nga Kremlini në Ukrainë më 24 shkurt 2022.

Dhomat brenda centralit të dëmtuara nga luftimet, fotografuar në marsin e 2022-ës.

Në betejën për kontrollin e centralit të Zaporizhjas, disa ndërtesa pësuan dëmtime dhe një mur i jashtëm i reaktorit u shpua nga një predhë.

Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore, përfshirë Rafael Grossin (në qendër djathtas me jelek blu) shohin dëmet nga një predhë që ra në një ndërtesë ku ruhej karburant bërthamor në shtator të vitit 2022.

Detajet nga diskutimi gjatë takimit me dyer të mbyllura ndërmjet  Grossit dhe Putinit më 6 mars, janë të paqarta, përderisa shefi i Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore bëri një postim në Twitter që thjesht njoftonte një "shkëmbim të rëndësishëm" në lidhje me ZNPP-në.

Turbinat shihen në një hapësirë brenda centralit në Zaporizhja, mars 2024. 

Grossi më parë ka bërë thirrje për "përmbajtje maksimale ushtarake" pasi disa shpërthime u raportuan pranë uzinës në fund të muajit të kaluar, për të cilat Kremlini fajësoi Ukrainën. Kievi deri më tani nuk u është përgjigjur akuzave.

Imazhet brenda centralit bërthamor në Zaporizhja ofrojnë një pamje të kontrollit rus mbi objektin para takimit me dyer të mbyllura ndërmjet shefit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Rafael Grossi, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, më 6 mars. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)