Në rezidencën e presidentit të arratisur të Shri Lankës
Njerëzit vizitojnë rezidencën e presidentit pasi demonstruesit u futën aty, 13 korrik 2022.
Presidenti i Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, u largua nga vendi pas protestave masive për krizën ekonomike që ka kapluar këtë vend.
Forcat ajrore të Shri Lankës konfirmuan se 73-vjeçari Rajapaksa kishte fluturuar drejt ishujve Maldive me gruan e tij dhe dy oficerë sigurie. Duke u arratisur, ai i dha fund dinastisë familjare që kishte sunduar vendin për dekada.
Presidenti Rajapaska u fsheh pasi një turmë sulmoi rezidencën e tij më 9 korrik. Ai më parë kishte premtuar të jepte dorëheqjen. Edhe vëllai i presidentit, ish-ministër i Financave, Basil Rajapaksa, gjithashtu është larguar nga Sri Lanka dhe thuhet se është nisur për në Shtetet e Bashkuara.
Një burrë duke vizituar rezidencën e presidentit të Shri Lankës.
Banorët e Shri Lankës fajësojnë administratën e presidentit Rajapaksa për krizën më të keqe ekonomike ndër dekada.
Qytetarët e Shri Lankës prej muajsh po përballen me ndërprerjet e përditshme të energjisë elektrike dhe mungesën e produkteve esenciale si ushqimi, ilaçet dhe karburantet.
Arratisja e presidentit ka shkaktuar vakuum institucional në Shri Lankë, e cila ka nevojë për një qeveri funksionale për ta ndihmuar vendin të dalë nga rrënimi financiar.
Politikanët nga partitë e tjera në Shri Lankë po flasin për formimin e Qeverisë së re të unitetit, por nuk ka të dhëna nëse janë afër marrëveshjes.
Ndërkohë, kryeministri Ranil Wickremesinghe është emëruar ushtrues detyre i kryetarit, bëri të ditur kryetarja e Kuvendit të Shri Lankës.
(Në foto: Njerëzit duke pritur në radhë në rezidencën presidenciale, Kolombo, 13 korrik 2022)