Protesta në veri kundër aksionit policor

Qytetarët në Mitrovicë të Veriut u mblodhën pranë Shkollës Teknike për të kundërshtuar aksionin policor. Kjo komunë është e banuar me shumicë serbe. 13 tetor 2021. 

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut. 13 tetor 2021. 

Policë dhe serbë lokalë në Mitrovicë të Veriut. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. 13 tetor 2021.

Me kamionë, qytetarët bllokuan rrugë në Mitrovicë të Veriut. 

Kamionë të vendosur në njërën nga rrugët kryesore, në afërsi të "Lagjes së Boshnjakëve" që lidh pjesën veriore dhe atë jugore të Mitrovicës së Veriut. 13 tetor 2021. 

Xhami i një veture në Mitrovë të Veriut është thyer. 13 tetor 2021. 

Bllokadat në Mitrovicë të Veriut. 

Në afërsi të "Lagjes së Boshnjakëve" u vendosën disa kamionë për të bllokuar një nga rrugët që lidh Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut. 13 tetor 2021.
 

Operacioni kundër kontrabandës së mallrave u kundërshtua edhe nga banorët e Zveçanit, komunë e banuar me shumicë serbe. 

Qytetarët e Zveçanit vendosën pengesa në rrugë, teksa policia po zhvillon aksion kundër kontrabandës. 13 tetor 2021. 

Një kamion u vendos për të bllokuar rrugën në Zveçan, teksa po vazhdon aksioni policor. 13 tetor 2021. 

Banorët lokalë në Zveçan dalin në rrugë pas largimit të Policisë së Kosovës. 13 tetor 2021. 


 

Rreth 200 qytetarë u mblodhën dhe disa vendosën kamionë në rrugën magjistrale Prishtinë-Rashë, në Rudare të Zveçanit për të kundështuar aksionin kundër kontrabandës. 13 tetor 2021. 
 

Serbët lokalë bllokuan rrugën magjistrale Prishtinë-Rashë në vendbanimin Rudare në Komunë e Zveçanit. 13 tetor 2021. 



 

Mallra ushqimore, që sipas Policisë së Kosovës u sekuestruan në aksionin e 13 tetorit.