Protestë në Tiranë kundër taksës rrugore
Qytetarët dhe pjesëtarë të shoqërisë civile po protestojnë në Tiranë kundër taksës rrugore në Rrugën e Kombit.
Ata janë mbledhur para Drejtorisë së Policisë në kryeqytetin shqiptar.
Policia shqiptare po përkujdeset për mbarëvajtjen e protestës.
Protestuesit po kërkojnë lirimin e të arrestuarve në protestën e së shtunës në Kukës.
Të shtunën, qytetarët kanë protestuar në Kalimash kundër taksës dhe kanë djegur kabinat ku bëhet pagesa e kësaj takse.
Qeveria e Edi Ramës ka vendosur taksë prej 5 eurosh për makinat që qarkullojnë në Rrugën e Kombit.
Kjo taksë po konsiderohet e shtrenjtë nga qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës.
Opozita në Shqipëri po ashtu kundërshton vendosjen e taksës, ndërkaq nga Qeveria e Shqipërisë kanë thënë se me paratë e mbledhura nga taksa rrugore, do të mundësohet mirëmbajtja e autostradës që lidh Shqipërinë me Kosovën.