Qytetarët kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës 

Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Prishtinë, 26 janar 2022.

Një grup qytetarësh në Prishtinë protestuan të mërkurën kundër propozimit për shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike.

Duke mbajtur pano ku shkruhej “Asnjë cent më shumë”, qytetarët marshuan në sheshet kryesore për t’u ndalur para ndërtesës së Qeverisë, nga ku kundërshtuan propozimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tarifat e reja të energjisë.

Protestuesit thanë se propozimi për shtrenjtimin e rrymës është i padrejtë, pasi ata veçse po përballen me krizën ekonomike dhe atë të pandemisë.

“Propozimi i fundit i ZRRE-së për vendosjen e bllok-tarfiave dhe rritjen e çmimit të energjisë do të na varfërojë edhe më tej secilin prej nesh. Ky propozim thellësisht i padrejtë dhe zhvatës është një tentativë tjetër për të na faturuar ne qytetarëve pasurimin e bizneseve”, tha një prej organizatoreve të protestës.

Në Kosovë është paralajmëruar rritja e çmimit të rrymës, pasi, siç ka thënë Qeveria, vendi po blen rrymë me çmime të larta dhe nuk po mund të plotësojë kërkesën me prodhimin e rrymës në termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka propozuar rritje të çmimeve të energjisë për amvisëritë, por jo për bizneset. Qeveria ka thënë se ka ndarë 75 milionë euro që të subvencionojë një pjesë të faturave të energjisë.

Sa pritet të jenë faturat e energjisë?

propozimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës, konsumatorët janë ndarë në pesë kategori: A, B, C, D, E.

Nëse jeni në kategorinë A, pra nëse gjatë një muaji shpenzoni 300 kilovatë orë energji elektrike, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 18.87 euro. ZRRE-ja ka propozuar që kjo faturë të rritet në 20.40 euro. Por, me subvencionim nga Qeveria, fatura juaj do të mbetet e njëjtë: 18.87 euro.

Nëse jeni në kategorinë B, apo gjatë një muaji shpenzoni 450 kilovatë, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 27.37 euro. ZRRE-ja ka propozuar që kjo faturë të rritet në 29.66 euro. Por, me subvencionim nga Qeveria, fatura juaj do të mbetet e njëjtë: 27.37 euro.

Gabim në server

Ka një problem në server. Ekipi ynë po merret me të. Ju kërkojmë ndjesë!

Ju lutemi përdoreni opsionin e kërkimit për të parë nëse gjendet diku tjetër në web

Nëse jeni në kategorinë C, që do të thotë se për një muaj shpenzoni 600 kilovatë, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 35.86 euro. ZRRE-ja ka propozuar që kjo faturë të rritet në 38.92 euro. Por, me subvencionim nga Qeveria, fatura juaj mbetet e njëjtë: 35.86 euro.

Nëse jeni në kategorinë D, pra nëse gjatë muajit shpenzoni 800 kilovatë, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 47.19 euro. ZRRE-ja ka propozuar që kjo faturë të rritet në 74.17 euro. Por, me subvencionim nga Qeveria, fatura juaj do të jetë: 59.50 euro.

SHIKONI EDHE: Nga bojleri deri te furra: Si ta kursejmë rrymën?

Nëse jeni në kategorinë E, që do të thotë se gjatë muajit shpenzoni 1000 kilovatë, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 58.52 euro. ZRRE-ja ka propozuar që kjo faturë të rritet në 109.42 euro. Por, me subvencionim nga Qeveria, fatura juaj do të jetë: 83.14 euro.