Protestë e studentëve në Tetovë

Your browser doesn’t support HTML5

Qindra studentë shqiptarë kanë protestuar të martën në Tetovë duke kërkuar ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë, depolitizimin, luftën kundër korrupsionit dhe uljen e taksave për pagesa. Kërkesat e tyre, studentët ua kanë drejtuar Qeverisë së Maqedonisë dhe rektorëve të universiteteve me mësim në gjuhën shqipe, ku bëjnë pjesë, Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Terezë” dhe Universiteti i Evropës Juglindore.