Protestat e serbëve në veri
Në Zveçan është vendosur një tavolinë me listën e nënshkrimeve.
Protestuesit, serbë lokalë, duhet ta firmosin dokumentin, për ta konfirmuar pjesëmarrjen në protestë.
Pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, e kanë hequr një pjesë të telave gjemborë që i ka vendosur ditë më parë, për të rritur sigurinë. Telat gjemborë janë parë, një ditë pas përleshjes që ka ndodhur mes serbëve lokalë dhe pjesëtarëve të KFOR-it.
Grupe të vogla të protestuesve në Zveçan të hënën, më 5 qershor 2023.
Edhe nxënës të shkollave fillore në Zveçan janë parë në protestën e serbëve para ndërtesës komunale.
Nxënësit mbledhur të hënën para ndërtesës komunale ku po protestojnë serbët lokalë.
Një tjetër pamje e nxënësve në protestë gjatë së hënës në Zveçan.
Goran Rakiq dhe Igor Simiq, nga Lista Serbe, janë parë në Zveçan
Disa serbë lokalë janë parë duke protestuar të hënën në Zubin Potok.
Flamujt serbë në Zveçan.
Pjesëtarët e KFOR-it afër ndërtesës komunale në Zveçan.
Ndërtesa komunale në Zveçan të cilën po e ruajnë pjesëtarë të KFOR-it.
Situatë e qetë raportohet nga Zubin Potoku, të hënën.
Gazetarët e Radios Evropa e Lirë në Leposaviq kanë raportuar se situata atje është e qetë.
Pamje e ndeërtesës komunale në Leposaviq.
Pamje nga Leposaviqi ku po protestojnë disa serbë serbë lokalë.