Protestat e studentëve në Shqipëri
Qindra studentë të Universitetit të Tiranës po protestojnë, duke kërkuar uljen e tarifave të shkollimit dhe përmirësim të cilësisë në arsimin publik të Shqipërisë.
Tarifat vjetore për studentët në universitetet shtetërore të Shqipërisë, varirojnë nga 25 mijë lekë (rreth 200 euro) deri në 40 mijë lekë (rreth 325 euro) në ciklin e parë të studimeve (bachelor). Ndërsa, për ciklin e dytë të studimeve, sipas profilit që ndjekin, tarifat varirojnë nga 63 mijë (rreth 510 euro) deri në 204 mijë lekë (rreth 1,600 euro).
Studentët po akuzojnë Qeverinë e kryeministrit Edi Rama se ka caktuar çmimet për studime, megjithëse Qeveria thotë se tarifat përcaktohen nga universitetet.
Studentët kanë vendosur pankarta me mesazhe të ndryshme në rrethojat e Ministrisë së Arsimit.
Protestat e studentëve të Universitetit të Tiranës tashmë kanë hyrë në ditën e pestë.
Studentët kanë paralajmëruar se do të protestojnë derisa kërkesat e tyre të realizohen.