Protestat e grave afgane po shtohen pavarësisht të shtënave dhe rrahjeve
Your browser doesn’t support HTML5
Qindra gra afgane po udhëheqin protesta në disa qytete të vendit të tyre, për të kërkuar mbrojtjen e të drejtave të tyre, dhe për të denoncuar atë që ato thonë se është mbështetje nga Pakistani për talibanët. Në një protestë në Kabul, më 7 shtator, talibanë të armatosur shtinë në ajër për të shpërndarë një marsh të udhëhequr nga gratë, teksa protesta të tjera u mbajtën edhe në qytetet Herat, Mazar-e Sharif, dhe Kunduz. Dega afgane e Radios Evropa e Lirë ka folur me një protestuese nga Kabuli, e cila ka thënë se talibanët e kanë detyruar atë të mbyllë biznesin e saj dhe të largojë nga puna të gjitha punonjëset. Protestat kanë vazhduar më 8 shtator, teksa një video e shfaqur në rrjetet sociale thuhej se shfaqte një pjesëtar të talibanëve duke rrahur me kamxhik një grua në një rrugë të Kabulit. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)