Revoltimi i fermerëve evropianë
Fermerët me traktorët e tyre në një autostradë në Frankfurt, Gjermani.
Fermerët ngasin traktorët në autostradë, pranë Strasburgut, më 24 janar 2024 në Francë.
Një protestues hedh një arkë të zbrazët birrash Jupiler, gjatë një proteste të fermerëve në Bruksel.
Traktorë të parkuar në një urë mbi një autostradë në Frankfurt, Gjermani.
Dhitë në një barrikadë në një autostradë në Francë, shkurt 2024.
Dy fermerë gjatë protestës në një autostradë të bllokuar në Francë.
Protesta të fermerëve u mbajtën edhe në Itali.
Pamje e një rruge të bllokuar nga automjetet e fermerëve në Bruksel.
Fermerët rreshtuan traktorët e tyre jashtë Portës së Brandenburgut dhe protesta gjatë tërë natës në Rumani duke iu bashkuar një lëvizjeje të gjerë proteste fermerësh në të gjithë Evropën.
Fermerët kaluan natën në barrikadën në autostradën në Aix-en-Provence, në Francë, më 30 janar 2024.
Fermerët duke protestuar jashtë Parlamentit Evropian derisa liderët evropianë po mbanin një samit të BE-së në Bruksel, më 1 shkurt 2024.
Njerëzit shikojnë mbeturina, pleh organik dhe goma të hedhura nga fermerët në hyrje të ndërtesës së administratës shtetërore lokale, në Agen në Francë më 27 janar 2024.
Fermerët francezë janë zotuar t'i vazhdojnë protestat dhe duke barrikaduar trafikun në disa prej rrugëve kryesore të vendit.
Fermerët duke protestuar në Bruksel.
Fermerët kanë çuar mijëra traktorë në Berlin në kulmin e një jave demonstratash kundër një plani për të hequr uljen e taksave për naftën që ata përdorim.
Policia përdor ujë drejt fermerëve protestues.
Format e protestave të fermerëve, ishin të ndryshme. Në Francë ata vendosën kashtë.
Një rrugë në Bruksel e bllokuar nga fermerët gjatë një proteste kundër rritjes së çmimeve, taksat dhe rregulloren e gjelbër, shkurt 2024.
Protesta e fermerëve me traktorë në Thesaloniki, Greqi, 3 shkurt 2024.
Disa fermerë duke protestuar në Greqi.
Fruta pemësh të derdhura në tokë gjatë protestës së fermerëve në Thesaloniki.
Fermerët zviceranë me traktorë, duke përfshirë një me flamurin zviceran dhe një pankartë me mbishkrimin "Fundi ynë do të jetë uria juaj", marrin pjesë në një protestë në sheshin Plaine de Plainpalais, në qendër të Gjenevës, më 3 shkurt 2024.
Disa fermerë gjatë një proteste në Thesaloniki.
Fermerët duke protestuar në Francë.
Protesta e fermerëve në Poloni.
Fermerët irlandezë, po ashtu, protestuan në shenjë solidarizimi me fermerët e BE-së, në një rrugë pranë qytetit Galvay, Irlandë, 1 shkurt 2024.