Protesta, "punë" për serbët në veri
Your browser doesn’t support HTML5
Serbët po vazhdojnë protestat në pjesën veriore të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptarë të komunave. Në një rrugë në Zveçan, punonjësit e Autoritetit të Përkohshëm të komunës, që funksionon nën sistemin e Serbisë, po vendosin nënshkrimet në një listë, si dëshmi “të ardhjes në punë”. Në Mitrovicën e Jugut, një qytetarësh shqiptarë po protestojnë përkundër kërkesës së Policisë së Kosovës që të mos i përgjigjen thirrjes së postuar në mediat sociale për demonstratë dhe "marshim drejt veriut".