Protesta të dhunshme në Tbilisi
Your browser doesn’t support HTML5
Të paktën 50 persona janë ndaluar nga policia jashtë Parlamentit të Gjeorgjisë më 7 mars, teksa protestuesit kanë tentuar të hyjnë në ndërtesë, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të deputetëve që kanë miratuar në lexim të parë një projektligj, i cili do t’iu kërkonte organizatave që fitojnë më shumë se 20 për qind të fondeve të tyre nga jashtë, që të regjistrohen si “agjentë të huaj”. Kryediplomati i BE-së, Josep Borell, e ka quajtur projektligjin si “zhvillim shumë të keq” në këtë shtet kaukazian. Presidentja gjeorgjiane Salome Zurabishvili – e cila gjendet për vizitë në Shtetet e Bashkuara – i ka përshëndetur protestat. “Ju përfaqësoni një Gjeorgji të lirë, Gjeorgjia e sheh të ardhmen e saj në Perëndim, dhe nuk do ta lejojë askënd që të ndërhyjë në këtë të ardhme”, ka thënë ajo përmes një video adresimi.