Protesta e serbëve përmes fotografive
Protestuesit në Rudarë duke mbajtur një flamur serb me përmasa të mëdha.
Qytetarë serbë të mbledhur në Rudarë për të protestuar.
Derisa qytetarë serbë shihen duke shkuar në protestën e paralajmëruar në Rudarë të Zveçanit, kurse në rrugë shihen edhe forcat e KFOR-it.
Qytetarët serbë të mbledhur në Rudarë.
"Nuk lindëm fëmijë për snajperët e Kurtit", "Pse jemi kriminelë nëse kërkojmë liri?", "Drejtësi për Dejanin, Milanin e Slagjanin!" , janë disa nga pankartat që u panë në protestën e serbëve më 22 dhjetorit në Rudarë.
Një nga pankartat e protestuesve serbë në Rudarë, "Nga këtu nuk ka kthim prapa!".
Përfaqësues të Listës Serbe në protestën e së enjtes në Rudarë.
Lirimi i serbëve të arrestuar, tërheqja e “listave sekrete për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve”, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës janë kushtet për heqjen e barrikadave të ngritura në këtë zonë, tha Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe.
Pamje nga protesta e qytetarëve serbë në Rudarë.
Radio Evropa e Lirë merr vesh se në protestën e së enjtes morën pjesë edhe pjesëtarë të komunitetit serb nga zona të tjera të Kosovës. Bëhet fjalë kryesisht për persona të punësuar në institucionet serbe që funksionojnë në Kosovë.
Disa nga qytetarët e mbledhur në Rudarë, me të cilët ka biseduar REL-i, thanë se kanë ardhur për të luftuar për të drejtat e tyre, por ka edhe nga ta që deklaruan se u detyruan të vijnë. Tubimet e tilla janë “obligim pune” për punonjësit në institucionet serbe në Kosovë.