Protesta nëpër botë kundër masave të izolimit

Një protestues duke hedhur gurë në drejtim të njësitit kundër trazirave të policisë, teksa zhvilloheshin përleshje gjatë një demonstrate në Bruksel, Belgjikë, kundër masave për luftimin e COVID-19 në vend, përfshirë pasaportën shëndetësore. (21 nëntor 2021)

Protestuesit duke u përleshur me policinë në Bruksel, gjatë një demonstrate kundër masave të qeverisë së Belgjikës për të frenuar përhapjen e koronavirusit, dhe kundër vaksinimit të detyrueshëm. (21 nëntor)

Demonstruesit duke marshuar në mënyrë paqësore gjatë një proteste në Kopenhagë, kundër kufizimeve të reja të caktuara nga qeveria e Danimarkës, për të luftuar pandeminë e COVID-19. (20 nëntor)

Protestuesit duke përqafuar njëri-tjetrin gjatë një demonstrate në Amsterdam, Holandë, kundër masave për luftimin e koronavirusit. (20 nëntor)

Protestuesit duke mbajtur flamuj dhe banderola gjatë një proteste në Lozanë, Zvicër, kundër masave për luftimin e koronavirusit, pasaportës shëndetësore dhe vaksinimit. (20 nëntor)

Protestuesit në Lozanë, Zvicër, duke kundërshtuar masat për luftimin e pandemisë, si dhe pasaportën shëndetësore dhe vaksinimin. (20 nëntor)

Demonstruesit duke protestuar kundër masave për luftimin e sëmundjes së koronavirusit, në Zagreb, Kroaci. (20 nëntor)

Njerëzit në Melburn, Australi, duke shfaqur mesazhe protestuese gjatë një tubimi kundër izolimit dhe vaksinimit, si masa për luftimin e pandemisë së koronavirusit. (20 nëntor)

Një protestues, duke mbajtur një balonë me formën e një zemre, i gjunjëzuar në një rrugë në Bruksel, Belgjikë, teksa zhvillohej një protestë kundër masave për luftimin e COVID-19. (21 nëntor)

Protestuesit, me kuti me kod QR mbi kokë, duke protestuar në Lozanë, Zvicër, kundër masave për luftimin e pandemisë. (20 nëntor)

Njerëzit duke protestuar në Amsterdam, Holandë, gjatë demonstratave kundër masave anti-COVID. (20 nëntor)

Tymi shihet duke u ngritur në ajër nga një zjarr, teksa demonstruesit në Zagreb, Kroaci, protestonin kundër masave për luftimin e pandemisë së koronavirusit. (20 nëntor)

Demonstruesit duke bartur një banderolë ku thuhej "Kthim te Kushtetuta", teksa protestonin në Cyrih, Zvicër, kundër masave të qeverisë për luftimin e pandemisë. (20 nëntor)

Njerëzit duke protestuar në Melburn, Australi, gjatë një tubimi kundër izolimit dhe vaksinimit për luftimin e COVID-19. (20 nëntor)

Demonstruesit duke mbajtur një banderolë ku thuhej "Kontrolloni kufijtë - jo popullin tuaj", gjatë një tubimi në Vjenë, Austri, të organizuar nga ekstremistët djathtistë të Partisë së Lirisë së Austrisë. (20 nëntor)

Kreu i Partisë së Lirisë së Austrisë, Michael Schnedlitz, duke folur gjatë një tubimi në Vjenë, Austri, kundër masave për luftimin e koronavirusit. (20 nëntor)

Demonstruesit duke ndezur qirinj në Nju-Jork, SHBA, gjatë një proteste kundër masave kufizuese për luftimin e koronavirusit, si pjesë e "Lëvizjes Globale për Liri". (20 nëntor)

Demonstruesit duke marshuar në Nju-Jork, SHBA, gjatë një proteste kundër vaksinimit për COVID-19. (20 nëntor)

Pjesëtarë të grupit Proud Boys duke marshuar bashkë me demonstruesit e tjerë gjatë një proteste në Nju-Jork, SHBA, kundër vaksinimit për COVID-19. (20 nëntor)

Protestuesit duke u përballur me policët kundër trazirave, gjatë një demonstrate në Bruksel, Belgjikë, kundër masave për luftimin e COVID-19. (21 nëntor)

Një protestuese, duke mbajtur një banderolë ku shkruante "Respektoni ekzistencën time, ose prisni rezistencën time", teksa merrte pjesë në një demonstratë në Bruksel, Belgjikë, kundër masave për luftimin e pandemisë. (21 nëntor)

Policia duke përdorur topa uji për të shpëndarë protestuesit, pas shpërthimit të përleshjeve gjatë një demonstrate në Bruksel, Belgjikë, kundër masave anti-COVID. (21 nëntor)

Demonstruesit duke marshuar në qendër të Zagrebit, Kroaci, për të protestuar kundër masave anti-COVID, përfshirë certifikatat e obligueshme të vaksinimit për sektorin publik. (20 nëntor)

Demonstruesit duke mbajtur flamuj të Kroacisë, në qendër të Zagrebit, teksa protestonin kundër masave për luftimin e pandemisë. (20 nëntor)

Demonstruesit duke marrë pjesë në një protestë në Cyrih, Zvicër, kundër një ligji të planifikuar për luftimin e pandemisë së koronavirusit. (20 nëntor)

Demonstruesit duke mbajtur flamuj dhe banderola, gjatë një proteste në Vjenë, Austri, kundër masave për luftimin e COVID-19. (20 nëntor)