Për të dytën ditë me radhë, serbët protestojnë në veri

Për të dytën ditë me radhë, sebët lokalë po protestojnë në Zveçan dhe në dy komuna të tjera në veri, të banuara me shumicë serbe. 

Në Zubin Potok, qindra serbë janë mbledhur para ndërtesës komunale. 

 

Policia e Kosovës ka formuar kordon të sigurisë para ndërtesës së Komunës së Zubin Potokut. 

Mëngjesin e 30 majit, mbi 100 serbë u tubuan para ndërtesës së komunës së Leposaviqit. 

Qytetarët serbë në Zubin Potok të ulur para ndërtesës së komunës. 

Pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, të pranishëm në Zveçan. Më 29 maj, protestuesit serbë u përleshën me trupat e KFOR-it. Nga përleshjet u plagosën 30 ushtarë ndërkombëtarë dhe disa protestues.  

Policia e Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë më 30 maj se zyrtarët policorë gjenden pranë të gjitha ndërtesave komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. 

Një kontigjent i ushtarëve të KFOR-it në Zubin Potok. 

Kërkesat e protestuesve serbë janë ndalimi i hyrjes në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i shtetit. 

Kordon i ushtarëve të KFOR-it në Zveçan më 30 maj.

Pamje pas përfundimit të protestës në Zubin Potok të martën.

Një burrë kalon pranë ushtarëve polakë të KFOR-it që qëndrojnë roje para një objektit komunal në Zveçan, Kosovë, 30 maj 2023.

Një qenush kalon para ushtarëve polakë të KFOR-it në Zveçan.

Pamje nga Zveçani.

Për të dytën ditë me radhë, serbët në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok po protestojnë kundër kryetarëve të rinj shqiptarë të këtyre komunave. Më 29 maj, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ndërhyri në Zveçan dhe nga përleshjet u plagosën 30 paqeruajtës ndërkombëtarë.