Protesta në veri përmes fotografive
Protesta ka nisur në mesditën e 6 nëntorit në sheshin e Mitrovicës së Veriut.
Lista Serbe ka thënë se protesta po organizohet për të treguar "unitet dhe për t’i thënë Evropës, njëzëri, se Serbia është vendi i tyre".
Përveç anulimit të vendimit për targat, në protesta është kërkuar edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në protesta janë parë mbishkrime të ndryshme.
Në ftesat për protesta, qytetarëve u është bërë thirrje që të vendosin flamurin e Serbisë në pronat e tyre private, pasi flamuj të tillë veçse janë vendosur në hapësira publike.
Liderët e Listës Serbe në protestë.
Udhëheqësi i Listës Serbe, Goran Rakiq (djathtas) Igor Simiq (në mes) dhe Millan Radojeviq.
Dy protestues tjerë.
Në protesta kanë marrë pjesë të gjitha moshat. Edhe të rinj
...edhe më të moshuar.
Flamujt e Serbisë dhe Rusisë në ndërtesat në Mitrovicë të Veriut.
Dikush ka ecur në këmbë për të marrë pjesë në protestë
... të tjerë e kanë vëzhguar organizimin nga ballkonet.
Nenad Gjuriq, zyrtari i suspenduar nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, pasi ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS - Republika e Kosovës.
Pamje tjetër nga protesta.