Protesta në mbarë botën kundër izolimit
Më 12 maj në Kiev të Ukrainës, artistët dhe punëtorët e industrisë së argëtimit, kërkuan mbështetje financiare nga qeveria dhe një lehtësim të masave të izolimit.
Policia ruse u përball me turmat e njerëzve që protestonin kundër urdhrave të izolimit në Vladikavkaz, Osetinë e Veriut, më 20 prill.
Banorët e kryeqytetit të Pakistanit, Islamabad, me maska mbrojtëse dhe duke praktikuar distancën fizike, protestuan kundër një qendre karantine që u krijua në lagjen e tyre.
Policët në kryeqytetin gjeorgjian, Tbilisi, arrestojnë mbështetësit e një partie opozitare derisa po zhvillohej protesta kundër zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend.
Protestuesit në Tel Aviv të Izraelit morën pjesë në një demonstratë për të protestuar kundër masave të izolimit të vendosura nga qeveria e kryeministrit, Benjamin Netanyahu.
Në Kiev të Ukrainës u protestua edhe kundër mbylljes së terracave të restoraneve.
Një protestuese ukrainase në Kiev mban maskë mbrojtëse me mbishkrimin "shpëto biznesin e vogël".
Një pamje e siguruar nga lartësia tregon tryezat para bashkisë së qytetit në Dortmund, Gjermani. Ato u vendosen nga pronarët e restoranteve që po përballen me vështirësi gjatë pandemisë.
Një burrë i moshuar, i veshur me një maskë në fytyrë, arrestohet nga policia austriake në Vjenë gjatë një proteste kundër masave antikoronavirus të marra nga qeveria.
Banorët e Beogradit bëjnë zhurmë ndërsa qëndrojnë në çatinë e një ndërtese gjatë një proteste më 1 maj. Ata kundërshtonin masat e izolimit të ndërmarra nga qeveria serbe.
Anëtarët e një familjeje në Karaçi kërkojnë evakuimin e studentëve pakistanezë nga Kina, të cilët nuk mund të ktheheshin pas shpërthimit të koronavirusit.
Më 4 maj në Itali u organizua një protestë ku kërkohej hapja e dyqaneve.
Anëtarët e Orkestrës "Opera Australia" performojnë jashtë zyrave të Operës për t'i bërë thirrje kompanisë të rishqyrtojë vendimin e saj për të mos i paguar muzikantët gjatë pandemisë.
Protestuesit në Pragë mbajnë pankarta ku shkruhej: "A keni ndonjë plan? A mund ta di?" dhe "Kur do të filloni testimin e mençur?". Protesta u organizua më 29 prill.
Autobusët dhe makinat e parkuara nga pronarët e biznesit të vogël ukrainas gjatë një proteste në Kiev më 13 maj. Ata kërkuan që autoritetet të u lejonin kthimin në punë.