Zemërimi i izraelitëve me Netanyahun

Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugët e Izraelit, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu, shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Gallant u shkarkua pasi foli hapur kundër planeve kundërthënëse të Qeverisë izraelite për të ndryshuar sistemin gjyqësor. 

Protestuesit bllokojnë një rrugë ndërsa mblidhen rreth një zjarri gjatë protestave kundër reformës gjyqësore të Qeverisë izraelite në Tel Aviv, Izrael, më 27 mars 2023

Protestuesit përleshen me policinë gjatë tubimit kundër reformës gjyqësore të qeverisë izraelite në Tel Aviv, Izrael më 27 mars 2023.

Në reforma përfshihen planet që Qeveria izraelite të ketë kontroll në komitetin që emëron gjyqtarët. Netanyahu ka thënë se reformat janë të dizajnuara për t’ua pamundësuar gjykatave një pushtet të plotë dhe se këto ndryshime janë votuar nga publiku në zgjedhjet e fundit.

Lideri opozitar në Izrael, Yair Lapid, e ka përshkruar shkarkimin e Gallantit si dobësi të re të Qeverisë:

“Netanyahu mund ta shkarkojë Gallantin, mirëpo nuk mund ta shkarkojë realitetin apo zjarrin e njerëzve të Izraelit, të cilët janë duke i rezistuar çmendurisë së koalicionit”.

Pas shkarkimit, Gallant ka thënë në Twitter se “siguria e shtetit të Izraelit ka qenë dhe do të jetë gjithmonë misioni im jetësor”.

Protestuesit duke u përleshur me forcat e rendit. 

Në drejtim të protestuesve janë hedhur topa uji, Jerusalem, 26 mars 2023.

Pas protestave të mbajtura jashtë shtëpisë së Netanyahut, protestuesit – shumica duke mbajtur në duar flamuj izraelitë – u janë shmangur forcave policore dhe kanë arritur para ndërtesës së Parlamentit izraelit, të njohur si Knesset.

Në mëngjesin e së hënës, presidenti izraelit, Isaac Herzog, i ka bërë thirrje Qeverisë që t'i ndalë reformat.

Izraelitët bllokuan një autostradë gjatë protestës duke kundërshtuar planin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për reformën në gjyqësor në Tel Aviv, Izrael, 27 mars 2023. Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, i kishte bërë thirrje Netanyahut të ngrinte planin, duke përmendur ndarjet e thella në vend dhe trazirat në ushtri.

Protestuesit me flamuj në duar shihen përreth një zjarri në Tel Aviv. 

 

Policia izraelite përdori topa uji për t'i shpërndarë demonstruesit që bllokuan një autostradë gjatë protestës kundër planeve të Qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu për të reforma n sistemin gjyqësor në Tel Aviv, Izrael, të hënën, 27 mars 2023.

Pamja nga ajri tregon izraelitët duke protestuar.

Protestuesit me flamuj kombëtarë në duar të mbledhur rreth një zjarri në Tel Aviv.

Pamje nga protesta në Tel Aviv. 

Izraeli është përfshirë nga protestat masive pasi kryeministri Benjamin Netanyahu, e shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant. Në Jerusalem, policia dhe ushtarët kanë përdorur topa uji kundër protestuesve, afër shtëpisë së Netanyahut. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)