Protesta të përgjakshme në Mianmar
Your browser doesn’t support HTML5
Të dielën, më 28 shkurt, në Mianmar janë vrarë të paktën 18 protestues. Policia dhe ushtria ka shtënë në drejtim të protestuesve si dhe ka përdorur gaz lotsjellës dhe granata tymi për t’i shpërndarë ata. Në mbarë Mianmarin po mbahen protesta kundër puçit ushtarak të 1 shkurtit. Junta ushtarake kishte paralajmëruar protestuesit më herët gjatë javës, se do të përdorë forcë vdekjeprurëse nëse vazhdojnë protestat. (Përgatiti: Ibrahim Berisha)