Protesta e punëtorëve të KEK-ut

Protesta e punëtorëve të KEK-ut në Prishtinë, 28 prill 2023.

Punëtorët e Koorporatës Energjetike të Kosovës (KEK), protestuan të premten në Prishtinë, duke kërkuar rritjen e pagave.

 

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Nexhat Llumnica, e ka arsyetuar kërkesën për rritje të pagave, për shkak të rritjes së inflacionit muajve të fundit në Kosovë.

Disa punëtorë të KEK-ut duke protestuar.

Një pankartë gjatë protestës së punëtorëve të KEK-ut. Një shujtë e punëtorëve në këtë korporatë kushton 1.74 euro.

"Marre me rrejt", ishte një nga pankartat që mbanin protestuesit. 

Për rritje të pagave, punëtorët e KEK-ut kanë protestuar edhe para një muaji, më 16 mars.  

Bordi i Drejtorëve të KEK-ut deri më tash nuk ka dalë me ndonjë njoftim për kërkesat e punëtorëve.

KEK-u numëron 3.200 punëtorë, të cilët marrin rrogë bazë mesatare prej 627 eurosh.

Në një komunikatë për media nga Bordi i KEK-ut, është thënë se paga mesatare në KEK është mbi pagën mesatare në sektorin publik dhe privat në Kosovë.  

Sipas njoftimit të Bordit të KEK-ut, të gjithë punonjësit e KEK-ut kanë sigurim shëndetësor, e kanë të siguruar transportin, pagesat shtesë për përvojën e punës, si dhe pagesën për shujta.

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) protestuan më 28 prill në Prishtinë, duke kërkuar rritje të pagave. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Nexhat Llumnica, e arsyetoi kërkesën e rritjes së pagave me rritjen e inflacionit muajve të fundit në Kosovë.