Policia e Kosovës kishte krijuar një kordon para ndërtesës së Kuvendit, ku po protestojnë veteranër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë hyrë të enjten në oborrin e Kuvendit të Kosovës, derisa po protestonin në shenjë pakënaqësie ndaj miratimit në parim të Projektligjit për pagën minimale në Kuvend, më 14 qershor.
Veteranët ishin mbledhur para Kuvendit që në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes për të protestuar në shenjë pakënaqësie ndaj mospërfshirjes së tyre në projektligjin që parasheh rritjen e pagës minimale.
Protestuesit mbanin në duar flamuj kombëtarë dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Deri në vitin 2017, pensioni i veteranëve nuk ka mundur të jetë më pak se paga minimale në Kosovë, përkatësisht 170 euro, sa edhe marrin ata.
Në rast se miratohet edhe në leximin e dytë ashtu siç është, veteranët do të vazhdojnë të marrin pension në vlerë 170 euro.
KOSOVO: Veterans protest requiring higher pay. June 16, Prishtina