Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve pasi ata kaluan rrethojat dhe u futën në oborrin e Kuvendit.
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë hyrë të hënën në oborrin e Kuvendit të Kosovës teksa kanë qenë duke protestuar në Prishtinë.
Në Prishtinë po protestojnë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pamje nga protesta e veteranëve para Kuvendit.
Protesta e mbështetur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (OVL-UÇK) ishte paraparë të mbahej para Kuvendit, në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e tyre në rritjen e pagës minimale.
Një protestues i revoltuar shihet duke shqelmuar dyer në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Policia e Kosovës në përpjekje për të mbajtur rendin gjatë protestës së thirrur nga OVL e UÇK-së.
Pensioni i veteranëve është i njëjtë me pagën minimale në Kosovë, por në projektligjin e miratuar nga Qeveria e Kosovës për rritje të kësaj page, nuk është përfshirë edhe rritja e pensionit të veteranëve.
Një protestues qëndron ulur brenda oborrit të Kuvendit të Kosovës.
Një polic reagon derisa protestuesit mbulojnë fytyrën shkaku i gazit lotsjellës. Policia e Kosovës ka thënë nëpërmjet një deklarate se nuk ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve.
Sipas policisë, dyshohet që lloji i gazit është hedhur nga protestuesit.
Pamje gjatë protestës së të hënës.
Momente tensionesh gjatë protestës së veteranëve.
Veteranët mbanin flamurin kombëtar dhe atë të UÇK-së gjatë protestës.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se kërkesat e tyre ishin injoruar nga institucionet e Kosovës.
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë protestës kanë hyrë të hënën në oborrin e Kuvendit të Kosovës në Prishtinë. Protesta e mbështetur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ishte paraparë të mbahej në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e tyre në rritjen e pagës minimale.