Vizita e Trendafilovas nxit protestë në Prishtinë
![](https://gdb.rferl.org/01000000-c0a8-0242-5318-08dbf0e50d90_w1080_r0_s.jpg)
Duke hedhur bomba tymuese, Partia Socialdemokrate (PSD) protestoi të mërkurën kundër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.
![](https://gdb.rferl.org/01000000-c0a8-0242-26b9-08dbf0e50d84_w1080_r0_s.jpg)
Protesta kundër Trendafilovas u mbajt pranë një hoteli në Prishtinë, ku ajo po mbante takim me shoqërinë civile.
![](https://gdb.rferl.org/01000000-c0a8-0242-9a15-08dbf0e51f8e_w1080_r0_s.jpg)
"Kjo është përpjekje për disiplinim dhe përmirësim imazhi për gjykatën e padrejtë speciale", shkroi PSD-ja në Facebook.
![](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-3a51-08dbf0e51f8f_w1080_r0_s.jpg)
Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrimin “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, “UÇK-ja është përpjekja për liri”, dhe “Trendafilova out”, si dhe brohoritën “Poshtë Gjykata Speciale”.
Sipas PSD-së, Policia e Kosovës gjatë protestës i arrestoi gjashtë anëtarë të saj, e cila nuk përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës.
Partia Social Demokrate tha se në mesin e të arrestuarve është edhe kryetari i saj, Dardan Molliqaj.
Duke folur para se protesta të përshkallëzonte, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se u mblodhën përballë hotelit për ta kundërshtuar vizitën e Trendafilovës në Kosovë.
Duke folur para se protesta të përshkallëzonte, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se u mblodhën përballë hotelit për ta kundërshtuar vizitën e Trendafilovës në Kosovë.
Partia Socialdemokrate ka protestuar kundër Trendafilovës edhe në të kaluarën.
Policia e Kosovës duke arrestuar një nga protestuesit kundër Trendafilovës.
Pamje gjatë arrestimeve nga Policia e Kosovës.
"Sa herë që kemi qenë më afër Serbisë dhe marrëveshjeve të këqija me Serbinë, ka pasur përndjekje të UÇK-së", tha ndër tjerash Molliqaj.