Propozimi i BE-së për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Flamujt e Bashkimit Evropian në Bruksel. Fotografi nga arkivi.

Bashkimi Evropian ka thënë se, gjatë takimit që ndërmjetësoi më 14 shtator 2023 mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, ka paraqitur një propozim për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel më 27 shkurt 2023.

Brukseli ka mohuar pohimet e kreut të ekzekutivit kosovar se "një udhërrëfyes i sekuencuar" që paraqiti ai ishte i vetmi propozim në tavolinën e bisedimeve.

Propozimi nga Bashkimi Evropian për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

19 korrik 2023

NeniVeprimi
Nenet 1, 7 dhe 10

Nisja e procesit negociues rreth Statutit të instrumentit për vetëmenaxhim për serbët e Kosovës.

Serbia nuk ngulmon më për përdorimin e asteriskut dhe fusnotës, apo për pjesëmarrjen e UNMIK-ut në forumet rajonale.

Nenet 7 dhe 10Përfundimi i negociatave rreth Statutit të instrumentit për vetëmenaxhim për serbët e Kosovës.
Neni 3

Palët nuk do të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të njëra-tjetrës dhe do të përmbahen nga çfarëdo forme e dhunës apo kërcënimit për dhunë.

Nenet 7 dhe 10

Themelimi i instrumentit për vetëmenaxhim për serbët e Kosovës.

Ndërprerja e strukturave të administruara nga Serbia në Kosovë dhe kalimi i tyre nën instrumentin për vetëmenaxhim për serbët e Kosovës.

Neni 1Njohja e dokumenteve dhe simboleve kombëtare përkatëse.
Neni 10Marrëveshje për një udhërrëfyes të detyrueshëm mbi zbatimin e obligimeve të mbetura përkatëse që kanë dalë nga marrëveshjet e arritura më parë gjatë dialogut.
Neni 7Formalizimi i statutit për Kishën Ortodokse Sebe në Kosovë.
Neni 8Marrëveshje praktike për shkëmbimin e misioneve të përhershme.
Neni 4Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.
Neni 7Përfundimi i procedurave të brendshme ë Kosovë për mbrojtjen e vendeve të trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe.
Neni 6Themelimi i grupeve të ndara punuese, të kryesuara nga BE-ja, për të zbatuar veprimet e përmendura në Nenin 6 (2) të Marrëveshjes.
Neni 9Organizimi i një konference donatorësh; përgatitja e projekteve të përbashkëta nga palët.
Neni 6Nisja e negociatave për Marrëveshjen gjithëpërfshirëse të normalizimit, ligjërisht të detyrueshme.
Dokument i siguruar nga burimet e REL-it në BE