Qytetarët e Maqedonisë së V. presin hapje të vendeve të punës
Your browser doesn’t support HTML5
Qytetarët në Maqedoni të Veriut po votojnë në zgjedhjet parlamentare. Sipas autoriteteve zgjedhore, procesi i votimit është duke shkuar në rregull dhe se qytetarët, për shkak të pandemisë së koronavirusit janë të obliguar që të votojnë me maska dhe të dezinfektojnë duart. Disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se presin që të rritet punësimi dhe që përbërja e re në kuvend dhe qeveri të zgjidhë problemet.