Vizita e presidentit rus në Serbi
Your browser doesn’t support HTML5
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka arritur në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit ku është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Tre aeroplanë MIG të Serbisë e kanë përcjellur aeroplanin presidencial prej kufirit ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë. Të dy presidentët prej aeroportit vazhduan rrugën për në qendër të Beogradit. Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe çështja e Kosovës.