Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, u vra në një sulm në shtëpinë e tij, bëri të ditur kryeministri i përkohshëm i këtij vendi.
Claude Joseph tha se rezidenca e presidentit në Port-au-Princ u sulmua nga persona të paidentifikuar.
Zonja e Parë raportohet të jetë plagosur në sulm.
Joseph tha se “janë marrë të gjitha masat për të garantuar qëndrueshmërinë e shtetit”.
Moise, 53 vjeç, ka qenë në pushtet qysh në shkurt të vitit 2017, kur paraardhësi i tij, Michel Martelly, ka dhënë dorëheqje.
Ai është përballur me akuza për korrupsion dhe është sfiduar nga disa protesta anti-qeveritare.