Presidenti pro-rus në Çeki synon mandatin e dytë
Your browser doesn’t support HTML5
Çekët do të votojnë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 12-13 janar, derisa sipas sondazheve kandidati kryesor është presidenti aktual, Milos Zeman.
Zeman konsiderohet figurë tejet kontraverse, e cilësuar nga mbështetësit e tij si politikan i drejtpërdrejt dhe i gatshëm për sfida ndërsa kritikuesit e tij kanë thënë se ai është popullist me prirje të rrezikshme pro-ruse.