“Pranimi nis nga familja”: Rrëfimi i një biseksualeje nga Kosova

Your browser doesn’t support HTML5

Ndër momentet më të rëndësishme, në raste të shpeshta edhe barrë e madhe e personave LGBTI+ në Kosovë, është kur ata vendosin të flasin me prindërit dhe familjarët tjerë rreth orientimit të tyre seksual.Një 28-vjeçare, biseksuale, nga një fshat i Kosovës ka zgjedhur që këtë moment ta trajtojë natyrshëm, pa diskutime paraprake, duke ua prezantuar prindërve të saj të dashurën. Në këtë episod të Libertas, ajo rrëfen se si e kuptoi që ishte biseksuale, kujt ia tha për herë të parë me zë të lartë, reagimin dhe bisedat me familjarët e saj.