"Diçka do të ndodhë": Frikë në Poloni teksa Wagner trajnon trupat bjelloruse pranë kufirit
Kjo fotografi, e cila është pubikuar nga disa media ruse dhe bjelloruse më 20 korrik, shfaq pamje të një ushtari rus nga grupi mercenar Wagner, duke e pilotuar një dron në rajonin Brest në perëndim të Bjellorusisë.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Bjellorusisë, fotografitë tregojnë trupat bjelloruse, përfshirë këta ushtarë që operojnë me granatahedhës automatikë, duke u trajnuar nga ushtarët e grupit mercenar Wagner "më pak se 5 kilometra" nga kufiri me Poloninë.
Një tabelë në polonisht paralajmëron se kufiri me Bjellorusinë është afër, pranë lumit Bug, më 20 korrik.
Më 20 korrik, gazetarët e Reuters-it nga ana polake afër fshatit Kolpin-Ogrodniki, raportuan se kishin dëgjuar të shtëna armësh nga territori bjellorus.
Në Kolpin-Ogrodniki, Agata Moroz u përlot teksa u tha gazetarëve të agjencisë Reuters, "të gjithë thonë se diçka do të ndodhë, se diçka do të ndodhë patjetër".
"Kam frikë. Unë kam një djalë në ushtri. Ai është ushtar. Unë jam e brengosur për të. Kam nipa e mbesa. Burri im është me nevoja të veçanta. Më së shumti shqetësohem për ta", u shpreh Moroz.
Banorë të tjerë të fshatit polak pohuan se kishin dëgjuar helikopterë që fluturonin kohët e fundit mbi terren pranë kufirit me Bjellorusinë.
Që nga viti 1999, Polonia është pjesë e NATO-s.
Një ushtar bjellorus duke përdorur një granatahedhës.
Varshava njoftoi më 20 korrik se do të zhvendoste njësitë ushtarake në kufirin lindor të Polonisë, veçanërisht për shkak të pranisë së ushtarëve të grupit mercenar Wagner në Bjellorusi.
Ushtarët bjellorusë dhe ata të grupit Wagner në një automjet të blinduar në një terren stërvitor në rajonin e Brestit të Bjellorusisë.
Në një postim në kanalin Telegram të Ministrisë së Mbrojtjes së Bjellorusisë, një ushtar u raportua të thoshte se luftëtarët e Wagnerit "na tregojnë vazhdimisht metoda të reja dhe ndajnë përvojat e tyre nga operacionet luftarake".
"Nuk ka shumë kohë për rikuperim, por na duhet sepse kjo përvojë është shumë e madhe", ka thënë ushtari në kushte anonimiteti.
Pamje satelitore të një baze ushtarake në Tsel, Bjellorusi, më 16 korrik. Vendi besohet të jetë kampi kryesor i luftëtarëve të grupit Wagner, pasi grupi mercenar rus braktisi një kryengritje kundër udhëheqjes ushtarake ruse në qershor të këtij viti.
Luftëtarët bjellorusë dhe ata të grupit mercenar Wagner duke u stërvitur pranë kufirit polak.
Një zyrtar polak i quajti stërvitjet e përbashkëta "një provokim të qartë".
Një ushtar me flamurin rus të vendosur në helmetë, së bashku me një ushtar tjetër gjatë stërvitjeve të përbashkëta.
Kremlini më 20 korrik u deklarua nëpërmjet zëdhënësit Dmitry Peskov, i cili u tha gazetarëve se zhvendosja e trupave të Polonisë në kufirin e saj lindor ishte "një veprim për shkak të shqetësimit", duke shtuar "agresiviteti i Polonisë është i vërtetë".