Kriza me migrantë në kufirin Bjellorusi - Poloni

Migrantët shtyhen derisa presin të marrin ushqimin në Bjellorusi. Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, tha më 21 nëntor se presidenti bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka filluar ‘luftë hibride’ kundër Bashkimit Evropian.
 

Një grua mban një fëmijë derisa largohen nga tenda. Duke folur pas një vizite që kishte në Estoni, Lituani dhe Letoni, kryeministri Morawiecki përmendi rezultatet e një sondazhi dhe tha se polakët janë të shqetësuar se kriza me migrantë mund të eskalojë në konflikt të armatosur.
 

Një polic bjellorus mban pengesën, derisa migrantët shtyhen për të marrë ushqim. Perëndimi ka akuzuar presidentin e Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenka, për ‘nxitje të migrimit’, duke sjellë migrantë në kufirin e Bjellorusisë dhe duke i nxitur ata të kalojnë në Poloni - vend anëtar i BE-së. Bjellorusia i mohon akuzat dhe kritikon BE-në për mospranimin e migrantëve.
 

Migrantët duke fjetur në një qendër logjistike afër pikës kufitare Kuznica. Në një intervistë për BBC-në më 19 nëntor, Lukashenka ka pranuar se është absolutisht e mundshme që forcat e sigurisë së Bjellorusisë i kanë asistuar migrantët, por ka mohuar se Qeveria e tij i ka sjellë ata në Bjellorusi.
 

Një polic mban dritat në pikën e kontrollit afër fshatit Bialovieza në Poloninë lindore, përkatësisht afër kufirit mes Polonisë dhe Bjellorusisë. Polonia ka shpallur gjendje emergjente në zonë dhe vetëm banorët lejohen të hyjnë në territorin e saj.
 

Njerëzit bartin arkivolin e migrantit jemenas, Mustafa Mohammed Murshed al-Raimi, në fshatin Bohoniki, afër kufirit mes Bjellorusisë e Polonisë, më 21 nëntor. Migranti, 37 vjeçar, ishte i treti që vdiq në zonë. Ai u varros në varrezat myslimane afër fshatit, njësoj si edhe siriani Ahmed al-Hassan, 19 vjeç, dhe një migrant i paidentifikuar nga Afrika.
 

Njerëzit hedhin dhe në varrin e al-Raimit gjatë ceremonisë mortore. Polonia njoftoi se së paku 11 persona që konsiderohen migrantë, kanë vdekur që nga fillimi i krizës në verë.
 

Një imam udhëheq ceremoninë mortore të një migranti të vdekur afër fshatit Bohoniki. 

Qytetarët marrin pjesë në demonstrata, në përkrahje të ushtarëve, policëve dhe forcave të Mbrojtjes Territoriale në kufirin mes Polonisë e Bjellorusisë. Dhjetëra persona valëvisnin flamurin kombëtar polak.   
 

Ditë më parë, qytetarët në qytetin polak, Hajnovka, protestuan me fotografi fëmijësh për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës humanitare në kufi.
 
 

Pamje nga zona afër pikës kufitare Kuznica.


 

Një anëtar i ushtrisë polake kalon afër një mjeti të blinduar, derisa kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, viziton kufirin afër qytetit Krynki në Poloni. Këtë fotografi e publikoi Zyra e kryeministrit polak më 22 nëntor.